Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Marrëveshja për emigrantët, tensione në Kuvendin e Shqipërisë

Ka nisur me tensione edhe seanca plenare e kësaj të enjte në Shqipëri.

Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë sot marrëveshjen me Italinë për emigracionin, amnistinë penale, si dhe ndryshimet ligjore te ligji për zonat e mbrojtura.

Në faqen e Kuvendit është zyrtarizuar rendi i ditës i seancës plenare të kësaj të enjteje. Sipas shkresës së firmosur nga Kryetarja Lindita Nikolla, pikë e parë e diskutimeve do të jetë Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ne lidhje me programin e shkëmbimit të studimeve universitare në Evropën Qendrore CEEPUS IV”.

Pika tjetër është Projektligji “Për ratifikimin e protokollit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”. Kjo marrëveshje kaloi edhe filtrin e Gjykatës Kushtetuese pas kundërshtive të opozitës./kp