Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Marrëveshja për të pagjeturit, Hoti: Hap i vonuar, por jam i lehtësuar

 
   

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti për “Edicionin Special” ka folur në lidhje me dakordimin e Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjes për të zhdukurit.

Ai e ka konsideruar si një hap të vonuar, por është shprehur se është i lumtur dhe i lehtësuar.

Ky presioni kaq i madh që e kam pasur dhe e kam bërë kudo, ka qenë pikërisht këtë, por unë nuk mund të jap shpresë për familjarët e viktimave, ne e njohim Serbinë. 

Ne e dimë si funksionon Serbia, por mendoj që një hap i vonuar, por më në fund mund të them që ndjehem i lumtur, i lehtësuar”, është shprehur ai.