Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Marrëveshja ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci, Spahiu: Pengon zhvillimin e politikës pro ruse të Serbisë në rajon

 
   

Avni Spahiu, ish ambasador i Kosovës në Uashington ka folur lidhur me marrëveshjen ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci.

Ai ka thënë se marrëveshja e arritur është e rëndësishme dhe si e tillë forcon sigurinë në rajon.

‘’Kjo është një mesazh pikërisht në kohën kur jemi të bombarduar si rajon nga sulme të llojeve të ndryshme që vijnë nga Rusia dhe nga zëdhënësi i saj Serbia. Natyrisht kjo është ekzagjeruar nga ana e Serbisë siç bënë zakonisht, kemi një reagim jo logjik, jo të arsyeshëm nga ana e Serbisë që e pengon në vazhdimin e politikës së saj pro ruse në Ballkanin Perëndimor’’, ka thënë ai.

Tutje Spahiu ka thënë se kjo marrëveshje e pengon shumë Serbinë të zgjeroj propagandim e saj në këtë rajon mirëpo reagimi i saj nuk është diçka që duhet të na frikësoj apo të na qes ndonjë problem aktualisht.