Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, ka organizuar marsh këtë të enjte në Prishtinë, në shenjë përkrahje e solidariteti, me viktimat e luftës, që po zhvillohet ndërmjet Izraelit e Palestinës.
Me pankarta e brohoritje, aty u marshua sidomos, duke u solidarizuar me fëmijët e vrarë.
Në këtë aktivitet u panë të pranishëm një numër i vogël i qytetarëve.