Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e 6 personave pasditen e sotme (11 shtator), të cilët dyshohet se janë shtetas shqiptarë.
Sipas të përditshmes, “iefimerida”, pas ngjarjes makabre dyshohet se qëndron mafia shqiptare e burgjeve.
Policia greke ka ngritur dyshimet se atentati ndaj 6 personave, është bërë për larje hesapesh, pasi i është bërë pritë në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Acropoleos në Artemisa, që sipas autoriteteve konsiderohet një vend i përshtatshëm për të favorizuar arratisjen dhe zhdukjen e autorëve.
“Iefimerida” raporton se anëtarët e mafies së burgjeve shqiptare dyshohet se kishin mosmarrëveshje për afera të paligjshme (drogë, zhvatje, etj.).
Po ashtu, dyshohet se nga provat e para të mbledhura nga vendi i krimit nga policia rezulton se autorët kanë marrë disa sende nga automjeti i viktimave.
Të 6 viktimat, u gjetën të vdekur në makinë, ndërsa i gjashti ishte shtrirë jashtë automjetit. Në vendngjarje janë gjetur 25 gëzhoja.
Autorët gjithashtu dyshohet se janë larguar me një makinë Ford me ngjyrë të zezë dhe më një motor, ndërsa targat gjermane në makinën e viktimave, kanë rezultuar false.
Autoritetet greke kanë shtuar kontrollet në aeroporte, e çdo pikë kufitare.