Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Masat kundër Kosovës – paralajmërohet se përveç Gjermanisë do të reagojnë edhe shtetet e tjera

 
   

Ndërprerja e bashkëpunimin me Kosovën nga ana e Gjermanisë në disa fusha është sinjal që edhe shtet e tjera mund të vazhdojnë rrugën e këtij shteti, tha njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj.

Sipas tij, sanksionet nga BE për shkak të mos përmbushjes së kërkesave për de-eskalim të situatës në veri, duke ndërpre edhe bashkëpunim me Kosovën janë në dëm të shtetit e qytetarëve.

“Nëse me herët kemi pasur masa nga Bashkimi Evropian, ku u penalizua Kosova që të mos kenë vizita krerët institucional dhe në aspektin monetar, tash jemi duke e parë se edhe shtet individuale kanë shkëputur bashkëpunimin me Kosovën, institucionet e Kosovës”.

“Paralajmërimi i fundit nga shteti gjerman që ka ndal bashkëpunimin në aspektin ushtarak është sinjal se edhe shtet tjera mund ta vazhdojnë këtë rrugë të Gjermanisë që të ndalin bashkëpunimin me shtetin e Kosovës”, tha ai.

Ai bëri thirrje që Qeveria t’i përmbush kërkesat e BE-së e ShBA-së, dhe vendi t’i kthehet normalitetit.

“Mendoj se është lajm i keq, unë shpresoj që Kurti, Qeveria e Kosovës të veproj shpejt ndaj kërkesave të BE-së. Këto masa dhe kjo rrugë e sanksionimit një herë nga BE e tani edhe nga shtetet individuale të ndalen të kthemi në normalitete dhe t’i kthemi zbatimit të marrëveshjeve dhe integrimit të Kosovës në BE”, tha ai.

Të enjten ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se ka ndërprerë përkohësisht bashkëpunimin me Kosovën në disa fusha të caktuara, shkaku i mospërmbushjes së kërkesave të Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Nga kjo masë – të cilën Gjermania thotë se e mori në përputhje me veprimet e Brukselit – nuk preken “projektet me sektorin e shoqërisë civile, si dhe projektet që kemi filluar t’i zbatojmë”.

“Masat përfshijnë shtyrjen e konsultimeve qeveritare për bashkëpunimin për zhvillim, pezullimin e një partneriteti të parashikuar dypalësh rreth klimës dhe dorëzimin e pajisjeve specifike për ofruesit e sigurisë”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së Gjermanisë për medie.