Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Masat për sezonin turistik, Kumbaro mbledh prefektët, çfarë pritet të diskutohet

Masat për sezonin turistik, Kumbaro mbledh prefektët, çfarë pritet të diskutohet
Në prag të sezonit veror, ministrja Mirela Kumbaro mblodhi në një takim prefektët e 12 qarqeve për t’i porositur për pastërtinë e stacioneve të plazhit dhe për kontrollet që duhet të kryejnë për të garantuar sigurinë e pushuesve.

“Pastërtia e stacioneve të plazhit, lufta jonë më e mdhe., është detyrë e drejtpërdrejt e bashkive. Operacion plazhet e pastra nga qershorui deri në shtator, agjencia kombëtare e brefdetit do të shtojë kapacitetin e pastrimit me një operator suplementar që e merrr agjencia dhe bashkëpunon me bashkinë”, tha Kumbaro.

Procesi i ndarjes së stacioneve të plazhit ka përfunduar, ndërsa për ata që duan të ndërtojnë struktura sezonale, Kumbaro paralajmëroi se do të kontrollohen vazhdimisht nga IKMT.

“Çdo bashki ka marrë listën me subjektet e miratuara, çka i jep mundësinë Agjencisë Kombëtare të Bregdetit të lidhë kontratat definitive dhe subjektet të fillojnë të ndërtojnë beach-baret. IKMT do të jetë në territor për të verifikuar që leja e dhënë për një strukturë të lehtë të çmontueshme të mos kthehet në beton. Janë leje të përkohshme ndërtimi. Iku koha kur fillohej me një barakë dhe përfundohej me një pallat. Këtu nuk do të ketë tolerance”, tha Kumbaro.

Mirela Kumbaro nënvizoi edhe nevojën për të përmirësuar tabelat orientuese në hyrje dhe rrugët e qytetit për turistët.