Deputetja nga radhët e PDK’së, Ganimete Musliu e ka kritikuar kreun e shtetit, Albin Kurti pas rihapjes së tuneleve në një pjesë të linjës hekurudhore Han i Elezit – Fushë Kosovë.
Musliu e quajti Kurtin “mashtrues në aksion”.
“Ske nevoje me qene fare inzhinier i ndertimtarise apo arkitekt me e pa këtë video dhe me konstatu qe ky tunel është në fazen fillestare të punimeve. Armaturat jasht betonit, rrjedha e ujit qe shihet ne tunel, mungesa e ndriqimit, mungesa e murit ne hyrje te tunelit jane vetem disa elemente qe shihen kjarte dhe te bijnë ne perfundim se inagurimi është i parakoheshem.”, ka shkruar deputetja.
Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Ganimete Musliut:
MASHTRUESI NE AKSION!
Albin Kurti s’paska dite cka me rrejt sot dhe paska dale me inauguru rihapjen e tuneleve si pjesë e aksit të linjës hekurudhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë.
Ske nevoje me qene fare inzhinier i ndertimtarise apo arkitekt me e pa këtë video dhe me konstatu qe ky tunel është në fazen fillestare të punimeve. Armaturat jasht betonit, rrjedha e ujit qe shihet ne tunel, mungesa e ndriqimit, mungesa e murit ne hyrje te tunelit jane vetem disa elemente qe shihen kjarte dhe te bijnë ne perfundim se inagurimi është i parakoheshem.
Çka e ka kaq për ngutë MASHTRUESI vetëm ai e di.