Fatmir Matoshi anëtarë i kryesisë së Nismës Socialdemokrate ka akuzuar partinë në pushtet për koordinim me Listën Serbe.
Ai ka thënë se edhe qeveritë e kaluara kanë pas bashkëpunim me këtë parti, por këtë se kanë bërë në mënyrë të fshehtë.
Matoshi ka përmendur edhe shkarkimet e ministrave të Listës Serbe.
“Është bë një marrëveshje publike, jo e fshehtë nuk është telefonuar askush. Kryeministri Haradinaj ka publikuar foto me Radoiçiqin, nënkryetarin e partisë që ka qenë partnere e koalicionit, dhe dallimi i madh që tash na kuptojmë dy vjet më vonë se këta qenkan koordinuar dhe qenkan quajtur vllazni mes vete. Në kohën e Haradinajt ministrat e Listës Serbe janë shkarkuar”, ka thënë ai.
Matoshi ka thënë se marrëveshja e Vetëvendosjes me Listën Serbe për largimin e veteranëve të UÇK-së nga paga minimale është në dëm të interesave të Kosovës.