Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Matoshi për arrestimin e Arsenijeviqit: Për këso skena Vuçiqi do të kishte jep miliarda

 
   

Analisti politik Halil Matoshi e ka kritikuar veprimin e Policisë së Kosovës për të arrestuar politikanin serb, Aleksandar Arsenijeviç, vetëm pse ky i fundit fishkëlleu vizitën e kryeministrit Albin Kurti në veri.

Matoshi në emisionin “Politiko” , ka thënë se kjo përbën shkelje të së drejtës për lirinë e protestimit.

Tutje Matoshi ka thënë se ky arrestimit i shkon përshtati Serbisë dhe sipas tij, për këso skena Vuçiqi kish me jep miliarda me pasë.

Sipas tij, një arrestim i tillë ka qenë i panevojshëm.

“Është një njollë që demokracia e Kosovës i vendos pa asnjë arsye vetvetes. Që në sytë e botës dalim si një shtet që me polici midis sheshi arrestojmë njerëz civil të pa armatosur, të pa dhunshëm dhe të cilët protestojnë që është një e drejtë kushtetuese. Problemin më të madh me qytetarët e Republikës së Kosovës që personalisht e kam është se lidhje nuk kanë me Kushtetuten dhe me ligjet e Kosovës. Që nuk e dinë se unë këtu po i ruaj institucionet e shtetit të Kosovës, demokracinë kosovare dhe nuk po mbrojë individë”, ka thënë Matoshi.

Tutje ka Matoshi ka thënë se me këto akte nuk integrohen serbët në veri.