Analisti politik, Nexhmedin Spahiu teksa fliste në Politiko për audoinicizimin e fundit të publikuar mes deputetes, Mimoaza Kusari Lila me kryeterroristin e Banjskës, Milan Radoiq kritikoi edhe opozitën politike në vend.
“Problemi është që neve na intereson rezultati, çka ka ndodh,a ka rezultu ky bashkëpunim në dëm të Kosovës apo në fitore të Kosovës, sepse politika është një loj shahu. Në fund ai (Albin Kurti) e ka fitu betejen me Radoiçiqin”, deklaroi Spahiu.
Tutje gjatë fjalës së tij, Spahiu përmendi edhe një shembull me të cilin kritikoi opozitën.
“Kështu që me thanë kadal se sje as ti i paq domethanë kjo është në stilin e prostitutave që i thonë njëra tjetres kadal se edhe ti ke bo kështu”, shtoi ai.
Mirëpo fjala e tij u ndërpre nga opinionisti Matoshi, i cili analizat e Spahiut i referoi për një format tjetër.
“Pse spo shkon analist në Big Brother, sinqerisht ti ma shumë je per seks tu fol, per prostituta se për analizë politike”, deklaroi ai.