Nisja e seancës për verifikimin e masës së sigurisë ndaj Ilir Metës ka nisur me tensione të ashpra.
Kur SPAK vlerësoi si të ligjshëm dhe të rregullt arrestimin e Metës situata është tensionuar nga ky i fundit.
Ish-Presidenti i është drejtuar personalisht kreut të SPAK, Altin Dumani dhe prokurorit Arben Kraja.
“I është drejtuar me fjalët o Dum Duman mbaje vath në vesh, mbaje mend. Ndërsa prokurorit Arben Kraja i është drejtuar duke i thënë që ti që tani e ke nisur me mashtrime, por gjithsesi unë jam tërhequr zvarrë nga strukturat e policisë. Mbajeni mend se çfarë do ju bëj”, ka thënë Meta raporton TvKlan.
Është dashur ndërhyrja e gjyqtarit Erjon Çela për të qetësuar situatën. Ndërkohë ka reaguar edhe avokati i Metës, Genc Gjokutaj që ka sqaruar se reagimi i ish-presidentit vjen për mënyrën si u ekzekutua vendimi i gjykatës.
Ndërsa kreu i SPAK, Altin Dumani nuk ka pasur asnjë lloj reagimi kundrejt retorikës së ashpër të Metës. Ai ka pritur që rregulli të vendoset nga gjykatësi.
Kujtojmë se seanca për verifikimin e masës së sigurisë ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut është shtyrë