Policia e Kosovës, në Mitrovicën e Jugut, ka hasur në një shoferi i cili drejtonte automjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër.
Kështu bën të ditur policia përmes një postimi në Facebook.
Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej 400 euro, pesë pikë negative dhe masa mbrojtëse marrje e patën shoferit për gjashtë muaj.
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
“Ndëshkohet shoferi i cili drejtonte automjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër
Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur kundërvajtësin (shoferin) i cili drejtonte automjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër.
Në bazë të ligjit 08/L-186, paragrafi 10, ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej katërqind (400) euro, pesë (5) pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patën shoferit për gjashtë (6) muaj.”