Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mbante pa leje 773 fishekë luftarak dhe vinte baste sportive, e pëson keq 49-vjeçari në Durrës

Një 49-vjeçar është vënë në pranga pasi mbante pa leje municion luftarak dhe vinte baste sportive përmes celularit.

Posedonte municion luftarak, pa leje, dhe vinte baste sportive, me celular, arrestohet 49-vjeçari.

Sekuestrohen 773 fishekë luftarak dhe celulari i të arrestuarit.

Nga kontrollet në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, të kryera me mbështetjen e inteligjencës policore, me qëllim goditjen e paligjshmërive, në çdo formë të shfaqjes së tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës konstatuan se shtetasi Y. A. posedonte në ambientet e banesës së tij, në lagjen nr. 10, qindra fishekë luftarak, pa leje.

Gjithashtu, nga verifikimet u konstatua se ky shtetas kishte në celular, faqe online aktive, të cilat i përdorte për të vënë baste sportive.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u vu në pranga shtetasi Y. A., 49 vjeç, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 773 fishekë luftarak dhe celulari i 49-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.