Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mbështetja ndaj pensionistëve/ Deputetja socialiste zbulon planin e qeverisë: Një paketë shtesë pritet të…

Deputetja e Partisë Socialiste, Pranvera Resulaj thotë se qeveria do të ofrojë mbështetje për pensionistët.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit”, Resulaj u shpreh se krahas indeksimit dhe bonusit të fundivitit, për këtë kategori do të ketë edhe një paketë shtesë.

“Për pensionistët, do të ketë përveç indeksimit, i cili do të llogaritet në bazë të shportës së pensioneve, norma e inflacionit është në rënie, duket sikur indeksimi do të dalë vlerë e vogël, nëse i referohemi normas aktuale bazë. Indeksimi bëhet në bazë të normës që del nga inflacioni, nga shporta e pensionistëve. Kjo do të jetë në vijim, pra, një nga veprimet e ardhshme që do të ndërmarrë qeveria, do të ketë padiskutim si gjithmonë, bonusin e fundvitit i cili është i parashikuar. Është lënë i hapur opsioni i një pakete shtesë, mbetet për t’u parë.

Do të jetë pjesa më e rëndësishme e suportit dhe mbështetjes që do t’i jepet kësaj kategorie, në bazë edhe të të ardhurave që do të mblidhen. Performanca e adminsitratës tatimore ka qenë shumë e mirë, edhe për shkak të rritjes së pagave”, theksoi ajo.