Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mbi 10 marrëveshje në rendin e ditës në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive

 
   

Të mërkurën në Gjakovë do të mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Qeveritë e të dyja shteteve janë pajtuar që të mbajnë mbledhje të përbashkëta për vendosje të “një partneriteti strategjik më të strukturuar dhe të institucionalizuar në mes të dy vendeve”.

Disa prej marrëveshjeve që priten të nënshkruhen:

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të ushtrimit të profesionit të avokatit dhe të ndërmjetësit në Zgjedhjen e Mosmarrëveshjeve.

Marrëveshja në funksion te lehtësimit te procedurave të kontrollit te produkteve me origjine jo shtazore ashtu që importi, tranziti dhe eksporti i ushqimeve me origjinë jo shtazore, mund të kryhen në Pikën e Inspektimit Kufitar ose në doganën më të afërt të vendit të destinacionit.

Dakordimi për bashkëpunim ndërqeveritar për parandalimin e ekstremizimit të dhunshëm.

Do të ketë edhe marrëveshjeve tjera që kanë karakter teknik  dhe përfshijnë bashkëpunimin në fushën kulturore, në fushën e mjekësisë, përfshirë dhe mjekësinë ushtarake.

Bëjmë të ditur se në mbledhjet e deritanishme janë nënshkruar 41 marrëveshje bilaterale, ndërministrore dhe ndërinstitucionale.

Ndër to është ajo për njohjen e ndërsjellët të ushtrimit të profesionit të avokatit dhe të ndërmjetësit në zgjedhjen e mosmarrëveshjeve.