Mbrëmë policia ka intervenuar në shumë raste të aksidenteve në trafik të ndodhura në të gjitha rajonet e vendit.
Të dhënat e policisë tregojnë se vetëm të martën, janë raportuar 114 aksidente trafiku prej të cilave një ka përfunduar me pasoja fatale, 42 me persona të lënduar dhe 71 të tjera me dëme materiale.
Aksidenti fatal ka ndodhur në Lëbushë të Deçanit, ku një 22-vjeçar gjeti vdekjen ndërsa tre shokët e tij morën lëndime trupore.
Policia ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1579 gjoba trafiku ndaj të gjithë atyre që kanë thyer rregullat në komunikacion.