Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mbi 2 mijë kërkesa për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë serb në RKS

 
   

2 mijë e 75 kërkesa janë bërë deri më tani për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë serbë në patentë shoferë legal të Kosovës.

Kështu ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se vetëm sot, në katër komunat veriore janë pranuar 118 kërkesa.

“118 kërkesa janë bërë vetëm sot, ku numri i përgjithshëm i kërkesave për konvertimin e patentë shoferëve në veri ka shkuar në 1 mijë e 739”.

“Ndërsa në pjesën tjetër të Kosovës janë bërë 336 kërkesa, ku numri total ka mbërritur 2 mijë e 75”, tha Elshani.

Vendimi për konvertimin e patentë shoferëve ka hyrë në fuqi më 9 maj dhe do të jetë valid deri më 8 gusht të këtij viti.