Qytetarët që po dalin nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdar po përballen me pritje të gjata mbi 2-orëshe.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara pas orës 9:00 të mëngjesit, koha e pritjes për të kaluar kufirin në këtë pikë kufitare është midis 100 dhe 150 minuta,
Ndërsa kolona e automjeteve arrin deri në 1400 metra.
Situata është më e lehtë në pikat kufitare të tjera, si te Dheu i Bardhë, ku pritjet zgjasin rreth 40 minuta, dhe në Jarinjë, ku qytetarët po presin midis 40 dhe 60 minutave për të kaluar kufirin.