Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Mbi 200 dhoma gjumi”, dalin pamjet e burgut ‘lundrues’ në Angli që do strehojë azilkërkusit shqiptarë dhe të huaj (Foto)

Britania e Madhe që nga dita e djesme ka filluar të zhvendosë disa emigrantë, përfshirë edhe shqiptarë, duke i vendosur ata në platforma lundruese në brigjet e saj jugore.

Mediat britanike kane publikuar pamjet e atyre qe tashme quhen “burgje lundruese”. Vendimi është pjesë e planeve për të kursyer fonde, duke u hequr mundësinë e dërgimit nëpër hotele të migrantëve që arrijnë në Britani me varka të vogla.

Kryeministri Rishi Sunak e ka bërë goditjen kundër emigracionit të paligjshëm një përparësi kryesore të qeverisë së tij, përpara zgjedhjeve të përgjithshme, që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Në përpjekje për të penguar shtetas të huaj të hyjnë në Britani pa dokumente, qeveria po i zhvendos emigrantët në vende ushtarake të papërdorura, si edhe në ndërtesa lundruese trekatëshe gri, në Portland, ku mund të strehojë rreth 500 njerëz në më shumë se 200 dhoma gjumi.