Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mbi 200 njerëz të vdekur nga përmbytjet në Mianmar

Numri i njerëzve që humbën jetën si pasojë e tajfunit Yagi në Mianmar u rrit në më shumë se 200, tha Qeveria ushtarake e këtij vendi.

Stuhia përfshiu Vietnamin verior, Laosin, Tajlandën dhe Mianmarin në fillim të shtatorit dhe, deri më tani, shkaktoi vdekjen e më shumë se 500 njerëzve në të gjithë rajonin, sipas shifrave zyrtare.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Ajo shkaktoi përmbytje të rënda dhe rrëshqitje dheu në Mianmar, duke lënë së paku 226 persona të vdekur, raporton BBC, transmeton teve1.info

Po ashtu, shkatërroi qindra mijëra hektarë me të mbjella dhe, për pasojë, OKB-ja tha se më shumë se gjysmë milioni njerëz kanë nevojë urgjente për ushqime, si dhe për ujë të pijshëm, strehim dhe rroba.

Më shumë se 600,000 hektarë të korra u shkatërruan – rajoni Naypyidaw ishte ndër më të goditurat

Shira të rrëmbyeshëm dhe pothuajse zhytën fshatra të tëra – kjo ishte në rajonin Bago në jug

OKB-ja tha se përmbytjet janë ndër më të këqijat në historinë e vonë të Mianmarit.

Agjencia e saj për Reagim ndaj Fatkeqësive vlerësoi se rreth 630.000 njerëz janë prekur nga përmbytjet, për shkak të bllokimit të rrugëve, dëmtimit të urave dhe ndërprerjes së linjave të komunikimit.

Mianmari edhe ashtu është i shkatërruar nga lufta civile, që ka përfshirë këtë vend qysh në vitin 2021, kur ushtria ka marrë pushtetin nga qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike.

Që nga ajo kohë, mijëra njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, derisa grupe të ndryshme të rezistencës së armatosur luftojnë kundër juntës ushtarake që mban pushtetin.

OKB tha se kjo është përmbytja më e keqe në historinë e fundit të Mianmarit