Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mbi 30 vite burgim ndaj katër të akuzuarve për terrorizëm

 
   

Ardian Gjuraj, Nuhredin Skenderi, Mentor Bellaqa dhe Ergim Syla, janë katër të dënuarit në shkallë të parë për terrorizëm, të cilëve Gjykata e Prishtinës të martën iu shqiptoi mbi 30 vite burgim.

Ata ishin shpallur fajtor më 18 dhjetor të vitit që lamë pas, ndërsa sot u dha verdikti për dënimin ndaj tyre.

Ardian Gjuraj u dënua me 9 vite burgim.

Mentor Bellaqa u dënua me 6 vite e 6 muaj.

Ergim Syla u dënua me 6 vite e 6 muaj burgim.

Kurse, Nuhredin Skenderi u shpall fajtor për financim dhe lehtësim të terrorizmit, vepër për të cilën u dënua me 8 vite e 6 muaj burgim dhe gjobë 5 mijë euro.