5.5 milionë euro janë investuar në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Prej tyre, mbi 3 milionë euro janë investuar për fertizilim të asistuar dhe 2 milionë për mjekësinë fetale.
Në përurimin e kësaj klinike, i pranishëm ishte kryeministri Albin Kurti e ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Nga aty, Kurti tha se investimet që janë bërë në këtë klinikë ngjasojnë me ato të perëndimit.
“Para 10 vjetëve unë e kam pasur gruan time këtu e cila e pat lindur vajzën tonë, mirëpo sot kur hyra këtu në spital në shërbimin e Klinikës Gjinekologjike nuk mund ta dallosh që je në Prishtinë nëse e krahasojmë para një dekade me vendin e njëjtë”, u shpreh Kurti./EO