Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi, ka njoftuar se numri i të vdekurve në Gaza ka arritur në 9.061.
Ky numër sipas Ministrisë përfshin 3.760 fëmijë. Më shumë se 32 mijë persona të tjerë thuhet se janë plagosur.
Sipas “Save the Children”, më shumë fëmijë janë vrarë në vetëm tri javë në Gaza se në çdo konflikt tjetër në botë në tri vjetët e fundit. / BBC