Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mbillet bredhi i Nënë Terezës në oborrin e Presidencës

 
   

Presidentja Vjosa Osmani bashkë me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve- Shkup mbollën bredhin e Nënë Terezës në oborrin e Presidencës së Kosovës, thuhet në komunikatën për media.

Bëhet e ditur se me këtë rast, Osmani ka thënë se bredhi, i mbjellë sot, simbolizon dëshminë e veprës së Nënë Terezës në shërbim të njerëzimit.

“Ky bredh, i mbjellë sot, simbolizon dëshminë e veprës së Nënë Terezës në shërbim të njerëzimit, vullnetin e saj për t’i shërbyer atij. Nënë Tereza gjeti gjithmonë forcë që dhimbjen e saj, të popullit të saj dhe të të gjithë të vuajturve ta kthejë në dashuri për njerëzimin, në vepër të përvuajtur në shërbim të të varfërve, madje, sikur thoshte vetë, në shërbim të më të varfërve ndër të varfrit”, tha presidentja Osmani.

Në në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Nënë Terezës”, në mbjelljen e bredhit me farat e bredhit të shkatërruar të Nënë Terezës morën pjesë drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, Skënder Asani dhe biografi i Nënës Terezë, Don Lush Gjergji.

Asani, tha se bredhi dedikuar Nënë Terezës simbolizon lidhjen mes njerëzve, popujve e vendeve.

“Shembulli i saj në shërbim të njerëzimit është modeli më i vyer, të cilin ne mund ta njohim”, ka thënë ai.