Sot do të mbahen mbledhje e dy komisioneve të Kuvendit të Kosovës.
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, bën shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr.05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë dje shqyrtimin e rekomandimeve të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe Komisionit për Mbikëqyrjen e financave publike lidhur me Raportin vjetor të RTK-së, për vitin 2022;
Kurse Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shqyrton formimin e Grupeve Punuese për shqyrtimin e Projektligjeve.