Në Kuvendin e Kosovës sot pritet të mbahen mbledhjet e tri komisioneve parlamentare.
Komisioni për Integrime Evropiane, sot në ora 09:30 mbanë mbledhjen e radhës, në rend dite ka edhe shqyrtimin e Projektligjit për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtritshme të energjisë, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Kurse, në Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot në ora 11:00, pritet të raportojë ministrja e kësaj ministrie, Rozeta Hajdari, lidhur me realizimin e projekteve të ministrisë për vitin 2023 dhe planet e ministrisë për vitin 2024.
Në mbledhjen e orës 14:00, në Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla, diskutohet rreth kërkesave për sjellje të dokumentacionit.