Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës, është mbledhur sot për të diskutuar për disa tema.
Këto janë pikat e rendit të ditës:
Diskutim rreth aktualitetit politik, me theks të veçantë do të flitet për çështjen e draft-statutit për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë.
Diskutim për zgjedhjet e brendshme në parti
Miratimi i deklaratës politike
Informatë për punën e Kryesisë së PDK-së nga mbledhja e fundit e Këshillit Drejtues
Informatë për punën e Grupit Parlament nga mbledhje e fundit të Këshillit Drejtues.