Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mbrëmë ia pezulloi licencën Klan Kosovës, Kurti sot u tregon gazetarëve çfarë pyetje të bëjnë

Ditën e djeshme Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mori vendim për të ia pezulluar licencën televizionit Klan Kosova, ndërsa sot kryeministri Albin Kurti në konferencën për media, tentoi t’ju tregojë gazetarëve se çfarë pyetje duhet të bëjnë.

I pari i shtetit u tregua i ashpër me pyetjen e gazetares nëse do të lirohen policët e rrëmbyer me kushtin që të lirohet i dyshuari Milun Milenkoviq – Llune, i cili u arrestua të martën për sulmet ndaj KFOR-it.

“Nuk krahasohen këto raste, te ne ka sundim të ligjit, nuk ka pazare. Nuk di që Beogradi ka kërkuar ndonjë shkëmbim, ju s’e di pse e thoni. S’keni nevojë të paraqitni një kërkesë të Beogradit karshi republikës demokratike. Për çfarë shkëmbimi, kush e ka kërkuar atë? Ju jeni gazetare, mirëpo kur flisni, ua kisha sugjeruar, mos flisni në emër të Beogradit zyrtar, sepse s’i kontribuoni as lirisë të medias as sigurisë në Kosovë”.