Në shumë pjesë të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe po ashtu edhe të Republikës së Kosovës temperatura minimale nuk pritet të ulen nën 20 gradë Celsius edhe gjatë mëngjesit më të hershëm dhe kjo nënkupton automatikisht se kemi të bëjmë me një natë tipike tropikale.
Masa mjaft të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika veriore gjatë natës do të arrijnë në viset tona së bashku me pluhurin e dendur Saharian. Edhe pluhuri në atmosferë do të ndihmojë që temperatura mos të ulen nën 20 gradë Celsius, por kjo nuk do të ndodhë në tërë territorin e Kosovës të kuptohemi, ngase në shumë vise temperatura minimale do të ulen nën 20 gradë Celsius.
Përndryshe tri ditët e ardhshme në Kosovë dhe rajon do të jenë tipike tropikale, me temperatura shumë të larta, zagushi dhe vapë të fortë verore. Edhe netët do të jenë tropikale në shumë rajone, por jo në të gjitha.
Rrebeshe intensive me breshër mund të kemi të dielën pasdite por vetëm në disa rajone të caktuara.