Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mbreti Charles thyen heshtjen pas diagnostikimit me kancer

Mbreti Charles III ka folur për herë të parë që kur Pallati Buckingham njoftoi më 5 shkurt se ai ishte diagnostikuar me kancer.

Në një deklaratë të publikuae të shtunën, monarku 75-vjeçar falënderoi mbështetësit e tij për fjalët dhe inkurajimet që mori pas lajmeve.

“Siç mund ta dinë të gjithë ata që janë prekur nga kanceri, mendime të tilla dashamirëse janë ngushëllimi dhe inkurajimi më i madh. Është po aq inkurajuese të dëgjosh se si ndarja e diagnozës sime ka ndihmuar në rritjen e mirëkuptimit publik dhe ndriçimin e punës së të gjitha atyre organizatave që mbështesin pacientët me kancer dhe familjet e tyre në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjerë.

Unë do të doja të shpreh falënderimet e mia më të përzemërta për mesazhet e shumta të mbështetjes dhe urimeve të mira që kam marrë ditët e fundit. Admirimi im i përjetshëm për kujdesin dhe përkushtimin e tyre të palodhshëm është edhe më i madh si rezultat i përvojës sime personale.”-tha Mbreti në deklaratën e publikuar nga Buckingham Palace.

Diagnoza e kancerit të mbretit u zbulua për herë të parë të hënën – një javë pasi ai u largua nga Klinika e Londrës, ku iu nënshtrua trajtimit për prostatën më 26 janar.

Ai qëndroi në klinikë për tre ditë para se të largohej.

Gjatë procedurës së fundit spitalore të Mbretit u vu re një çështje shqetësuese. Testet e mëvonshme diagnostikuese identifikuan më pas një formë kanceri.