Artan Hoxha ka folur për hetimet që po zhvillohen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nga SPAK.
I ftuar në një emision televiziv, Hoxha foli për hetimet për çështjen CEZ-DIA, për të cilat Meta ka sulmuar personazhe konkretë. Bëhet fjalë për Rome Karaj dhe Elvis Mata, ky i fundit një person dikur i afërt i Metës, por sot mendohet se është dëshmitar i SPAK.
“SPAK-u ka intensifikuar veprimet, sepse ka edhe afate. Çështjet kanë ardhur drejt fundit. Nga 9 kallëzime, 6 janë refuzuar, 3 kanë mbetur në lojë. Në dy është Kryemadhi dhe Meta për CEZ DIA. Zoti Meta e nisi sulmin me SPAK, kryesisht me cështjen CEZ-DIA dhe me persona konkretë. Idenfitikoi, Romeo Karaj, një juristi që ka qenë drejtor në momentin e fundit të kompanisë DIA, kompanisë së Kastriot Ismailaj, e cila mblidhte borxhet e CEZ.
Sulmi i Metës ndaj Romeo Kara dhe Elvis Matës, ish njeriu i afërt i tij, një nga drejtuesit e FRESH. Ky ka qenë njeri i afërt i Metës, drejtor ekzekutiv i kompanisë DIA. Me profesion është ekonomist. Ka qenë drejtues i disa filialeve të bankave të nivelit të dytë. Gjithë komunikimet e DIA, marrëveshjet, i ka patur Elvis Mata. Në momentin kur hetimet u intensifikuan, Elvis Mata u mor në mbrojtje nga RENEA. U vu nën presion, pati akuzë ndaj bashkëshortes së tij dhe u largua jashtë vendin, por ai ka dhënë dy dëshmi, një ne Vienë dhe deklarime të tjera që janë vënë në dispozicion të SPAK. Ai u arratis nga Shqipëria. Di që tani ka komunikuar me SPAK. Është njeri i lirë.
Njeriu i tretë që akuzoi ishte bashkëshortja e Kastriot Ismailaj, që edhe ajo ka dhënë një dëshmi.
Gjatë kësaj jave, SPAK ka vijuar të kryejë hetime, në lidhje me dokumentacionin, por ende nuk është drejtuar para një institucioni konkret për të marrë ndonjë masë sigurie. Për sa kohë që prokurori nuk shënon një emër, ka afat sa të dojë. Deri në këtë moment, emri i zotit Meta nuk është i regjistruar, por mund të zgjatet, si në rastin Berisha.
Jemi para faktit që SPAK i ka të treja këto çështje. Zoti Meta ka sulmuar rëndë SPAK, por nuk shohim veprim konkret. SPAK nuk ka akuzë konkrete ndaj zotit Meta dhe po ashtu një akuzë konkrete ndaj zonjës Kryemadhi”, tha Hoxha.