Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mbrojtja civile jep alarmin: Po afrohet stuhia, qarqet më të rrezikuara në Shqipëri (NDIQENI LIVE)

Nesër priten reshje të dendura shiu me rrezik për përmbytje në disa qarqe të vendit.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se qarku i Shkodrës është më i rrezikuari, ku priten reshje intensive deri në shumë intensive.

“Në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje intensive, ndërsa në qarqet Elbasan, Fier dhe Berat priten reshje mesatare”, njofton AKMC duke shtuar se mund të ketë probleme me vërshimet dhe kanalizimet sidomos në zonat urbane.

Njoftimi i Agjensisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile:

Nesër (e mërkurë, dt.08) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun Shkodër.

Në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje intensive, ndërsa në qarqet Elbasan, Fier dhe Berat priten reshje mesatare.

Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike në të gjithë qarqet.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë.