Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka denoncuar në rrjetin social “Facebook” për sa i takon Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillimin për çështjen e Butrintit.
Në denoncimin e tyre thuhet se drejtori është një person totalisht i panjohur dhe pa CV ndërsa për zv.drejtor është zgjedhur një guidë turistike.
DENONCIMI
…dhe tragjikomedia e AADF me Butrintin vazhdon!
Pas bordit shkencor me hortikulturistë pensionistë dhe specialistë të historisë koreane, AADF sjell për drejtim të fondacionit, drejtorin nga Amerika Latine, personazh totalisht të panjohur dhe pa CV në administrim të pasurive botërore kulturore.
Gjithashtu zv.drejtor është zgjedhur një guidë turistike.
Edhe më i çuditshëm është fakti që dy punonjëse të Parkut Kombetar, Erjona Qillo dhe Evjeni Mato janë tashmë edhe pjesë e fondacionit të AADF. E publikuar kjo në uebsite zyrtar të fondacionit.
A ka dijeni Ministria e Kulturës për këto emërime në konflikt të pastër interesi? A ka dijeni z. Gonxhja për emërimet e paraardhëses së tij, që i shërbente edhe AADF, edhe shtetit shqiptar? A bien ndesh këto emërime me ligjin e administratës publike?