
Aktori Chance Perdomo, i njohur më së shumti për rolin e tij në serialin horror të Netflix, Chilling Adventures of Sabrina, ka vdekur në një aksident me motor, në moshën 27-vjeçare.
Ylli britaniko-amerikan ka lindur në Los Angeles dhe është rritur në Southampton.
Ai u nominua për aktorin më të mirë në çmimet Bafta TV 2019 për rolin e tij në dramën ‘Three Killed by My Debt’.
Detajet se ku ndodhi aksidenti, apo si u shkaktua, ende nuk janë bërë të ditura.