Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Mbyllen shkollat dhe çerdhet”, kryetari i Vushtrrisë flet për gjendjen e jashtëzakonshme pas vërshimeve

Dje Komuna e Vushtrrisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të vërshimeve të mëdha si pasojë reshjeve të shiut.

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka thënë për Insajderin se sot situata është më e qetë, por njoftoi se janë mbyllur shkollat dhe çerdhet për sot dhe nesër.

“Mbrëmë e kemi pas një natë jashtëzakonisht të vështirë për shkak të reshurave dhe daljes nga shtrati të lumit Stena që i ka marrë disa shtëpia andej përgjatë lumit në qytetin e Vushtrrisë. Po ashtu ka pasë edhe disa shtëpi në disa fshatra, por në qytet gjendja u kanë ma kritike, për këtë arsye kemi shpallë gjendje të jashtëzakonshme. I kemi mobilizuar kompanitë private të cilët kanë ardhur në mënyrë vullnetare kanë pastru urat të cilat janë bllokuar për shkak të reshurave”.