Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mbyllet aeroporti i Mynihut, disa persona hyn në pistë

Aeroporti i Mynihut në Gjermani është mbyllur, sepse disa aktivistë për mbrojtjen e klimës kanë hyrë në psitën e tij.

Siç raporton gazeta “Die Welt”, në fillim të festave lokale, aktivistët e klimës ndërprenë operacionet e fluturimit në aeroportin e Mynihut pasi ata hynë në zonën e aeroportit herët në mëngjes të së shtunës, kaluan një rrethojë dhe u ulën në asfalt.

Një reporter i agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, arriti që të shihte të paktën dy persona ulur në pistë, ndërsa raportohet se forca të shumta të policisë ishin në vendin e ngjarjes.

Për arsye sigurie, të gjitha operacionet e fluturimit u ndaluan më pas, në mënyrë që fillimisht të mos ishin të mundura ngritje dhe ulje. Por pak më vonë, një pistë u rihap dhe operimet filluan sërish me vonesa. Policia tha se ka arrestuar tetë persona.

Siç shpjegoi zëdhënësi i aeroportit, fillimisht u prekën vetëm uljet e planifikuara në Mynih nga ora pesë e mëngjesit, sepse ngritjet lejoheshin të bëheshin vetëm nga ora gjashtë. Avionët në hyrje u devijuan në aeroporte të tjera.

Aeroporti po priste shumë udhëtarë në fundjavën e parë të festave lokale dhe rreth 350 mijë pasagjerë priteshin nga e premtja deri të dielën.

Në Aeroportin e Mynihut ishin planifikuar 2 mijë e 860 fluturime gjatë kësaj periudhe.

Në të kaluarën, aktivistët e grupit kishin kryer veprime të ngjashme në disa aeroporte gjermane, si në Berlin, Hamburg dhe Düsseldorf.