Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mbyllet autostrada “Ibrahim Rugova”, rrëshqet dheu në këtë zonë

Për shkak të rrëshqitjes së dheut është mbyllur autostrada “Ibrahim Rugova”, në segmetin e 27-të, në mes të Prizrenit dhe Suharekës.

Me qëllim të lëvizjes së sigurt të qytetarëve në këtë segment kjo pjesë është bllokuar për qarkullimin e automjeteve deri në pastrimin e dheut të shembur.

“Ekipet tona të mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë hapat konkretë për lirimin e kësaj pjese të autostradës në fjalë.

Lusim të gjithë qytetarët e vendit tonë, që deri në pastrimin e dheut dhe lirimin për qarkullim të këtij segmenti të shfrytëzojnë rrugët alternative.

Lidhur me pastrimin e dheut nga autostrada do t’ju njoftojmë me kohë” thuhet në njoftim.