
Për bllokimin e rrugëve në Serbi ka reaguar edhe kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla e cila thotë se pika kufitarë në Bërnjak është mbyllur derisa të largohen të maskuarit dhe të kthehet lëvizja e lirë.
Gërvalla përmes këtij postimi ka jepur detaje nga personat e maskuar që po ndalojnë edhe veturat me regjistrim gjerman dhe pas konstatimit që janë shqiptarë, nuk po i lënë të kalojnë, përcjell “Bota sot”.
Ndër tjera, ajo shtoi që pika kufitare në Bërnjak mbyllet deri sa të largohen të maskuarit dhe të kthehet lëvizja e lirë.
Postimi i plotë
Në pikën kufitare në Bërnjak, brenda territorit të Serbisë, persona të maskuar po ndalojnë edhe veturat me regjistrim gjerman dhe pas konstatimit që janë shqiptarë, nuk po i lënë të kalojnë. Vetura e policisë serbe veç shikon dhe nuk ndërhyn për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke u bërë kështu bashkëfajtore e këtij seleksionimi racist dhe fashist, i cili sjell në mendje kohë të errëta dhe si i tillë nuk guxon të tolerohet.
Pika kufitare në Bërnjak mbyllet deri sa të largohen të maskuarit dhe të kthehet lëvizja e lirë.