Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, veprimin e Policisë të ndërmarrë dje, me mbylljen e komunave paralele, e ka vlerësuar si një veprim të matur dhe profesional.
Sipas tij, veprimi ka qenë legjitim nga ana e Policisë së Kosovës.
Postimi i plotë:
Operacion legal /legjitim dhe profesional i Policisë se Kosovës ne veri !
Një operacion që lidhet me mbylljen e hapësirave ku kanë operuar strukturat paralele në veri të vendit, një veprim i matur dhe profesional i organeve ligjzbatuese për zbatimin e kërkesës legjitime dhe ligjore për implementimin e normativës se RKS në atë pjesë.
Kemi pasur dy procese politike për zgjedhjen e organeve lokale në ato 4 komuna dhe këto dy procese kanë pasur mbështetjen e diplomatëve dhe tani kemi kryetarët komunale aty , ku do të duhet t’i marrë shërbimet çdo qytetar i RKS-së dhe t’i kryejë obligimet e veta dhe jo në ato mbetje të strukturave paralele.
Sfida e radhës është sistemi paralel i shëndetësisë dhe arsimit!
‼️Me policinë e Kosovës !