Dita sot ka nisur me debate, por nuk kanë munguar edhe diskutimet me qetësi. Juli dhe Meritoni kanë komentuar lojën e Eglës në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Sipas dy banorëve, aktorja ka shumë fytyra sepse 3 ditët e fundit është sjellë mirë me banorët duke treguar anën tjetër të saj.
Pjesë nga biseda:
Juli: Ka mbaruar ajo punë, s’mund të jesh me 16 fytyra (për Eglën)
Meritoni: Do të ishte më korrekte nëse do të qëndronte e njëjta edhe këto 3 ditë, siç kam qëndruar unë
Juli: Nuk rri dot, sepse janë disa pika që duhet t’i vendosë mbi “i”
Meritoni: Me mua s’do të sqarohet. Përdor çdo gjë, edhe ushqimin që të më nxjerrë mua sa më keq. Erdhi këtu më provokoi, më pengoi dhe më tha më lejo të dëgjoj muzikë
Juli: I kam thënë para një jave ke prekur qiellin me dorë. Tani do të bëjë modesten, por del akoma më fodulle.
View this post on Instagram