Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Më 9 korrik mbahet ankandi i nëntë i letrave me vlerë për vitin 2024

 
   

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 09 korrik 2024 do të mbahet ankandi i nëntë për vitin 2024.

Në këtë ankand, sipas kësaj ministrie do të emetohen obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga ministria.

Ministria ka bërë thirrje që për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të kontaktohet ndonjëra nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.