Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Me dietë dhe ilaçe? Donald Trump zbulon se si humbi 10 kilogramë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka folur për herë të parë për rreth 10  kilogramët që ka humbur, gjatë fushatës së tij elektorale. Trump, i cili e do ushqimin e shpejtë, është shfaqur dukshëm më i dobët muajt e fundit. Nuk kanë munguar disa spekulime se ai po merr Ozempic ose Wegovy , ilaçe për diabetin që ndihmojnë në humbjen e peshës.

Sigurisht që 77-vjeçari Trump nuk e ka pranuar një gjë të tillë dhe duke folur për Fox News ka thënë se ka rënë në peshë sepse punon shumë dhe nuk ka kohë për të ngrënë.

Isha aq i zënë sa nuk mund të haja shumë. Unë nuk jam në gjendje të ulem dhe të ha si ju. Për mua është pak më e vështirë”, tha Trump.

Dr Carolyn Williams, një dietologe e regjistruar në Alabama, tha për DailyMail.com se sigurisht duket sikur Trump ka humbur yndyrën – veçanërisht yndyrën e keqe që shkakton probleme shëndetësore.

“Ai ka humbur peshë, veçanërisht në zonën e barkut, ku ruhet yndyra e brendshme”, tha ajo./vizionplus.tv