Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Me dokumente të rregullta/ “Doganierët maqedonas nuk na lejuan të kalojmë kufirin sepse nuk iu dhamë ryshfet”

Një qytetar nga Korça denoncon pikën doganore në Qafë-Thanë. Duke dërguar në redaksinë e JOQ video, qytetari shkruan se doganierët maqedonas ia kanë ndaluar atij dhe vëllait të tij kalimin përmes kësaj pike doganore.

Sipas qytetarit, ata nuk janë lejuar të kalojnë, ndonëse me kartë identiteti dhe dokumente të rregullta europiane. Sa i përket arsyes së këtij ndalimi nga doganierët maqedonas, qytetari shkruan se ajo nuk i është bërë me dije, por sipas tij shkaku është sepse ai dhe vëllai i tij nuk iu dhanë ryshfet doganierëve të kalojnë ndaj dhe iu kanë hapur probleme duke i ndaluar pa të drejtë.

Denoncimi:

Pershendetje jam nje qytetar nga korca dhe dua te denoncoj nje rast qe me ka ndodhur sot ne mengjes ne dogane maqedonse qafe thane, u refuzova une me karte indetiteti si dhe vllai im me dekumenta europiane pa asnje lloj arsyje, por refuzimi dihet sepse une nuk ju dhashe rushfet doganjerve qe do shihni ne vidio.