
Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihet analisti Rron Gjinovci, i shoqëruar nga dy burra të tjerë, duke ecur matanë urës së Mitrovicës, drejt veriut, por duke u kthyer prapa pas disa sekondave.
Foto e nxjerrë nga lajmi për videon
Këto pamje u komentuan nga mediet oponente të Qeverisë Kurti, të cilën Gjinovci në të shumtën e rasteve e mbështet.
Ndaj këtyre komenteve analisti është kundërpërgjigjur me një fotografi, ku shihet bashkë me dy miqtë e tij te Kodra e minatorëve në veri.
“Kthehet? Jo valla nuk kthehet po shkon dej te veni”, shkruan analisti në përshkrimin e fotos.