Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz do të udhëtojë për në Berlin.
Me ftesë të ministres së jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, Gërvalla-Schwarz do të marrë pjesë në Konferencën Ministrore Evropiane në Berlin.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ministrja, raporton Indeksonline.
Ajo ka thënë se në këtë konferencë do të angazhohet për të promovuar përkushtimin e Kosovës në rrugën evroatlantike.
“Angazhimi në diskutime për një Union… më të madh dhe më të fortë, me fokus të veçantë në theksimin e përkushtimit të fuqishëm të Kosovës në rrugën evroatlantike”, ka shkruar Gërvalla-Schwarz në llogarinë zyrtare të saj në Twitter.