Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Me ftesë të Pecit, ministri bullgar i Bujqësisë sot dhe nesër për vizitë në Kosovë

 
   

Ministri i Bujqësisë në Bullgari, Kiril Vatev, do të qëndrojë sot dhe nesër për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai vjen në Prishtinë me ftesë të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Faton Peci.

Vatevit do t’i bashkohet zëvendësi i tij Aleksandër Lotzev, tha të mërkurën qendra e shtypit e ministrisë bullgare.

Mes dy ministrive pritet të nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi, shkruan BTA.