Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Më hodhi në krevat dhe …”, 26-vjeçari i habitur pas denoncimit për përdhunim: Më ftoi vetë në shtëpinë e saj

Një 26 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Greqi, pas dyshimeve për përdhunimin e një vajze të re, brenda banesës së saj në qendër të Selanikut.

Sipas mediave greke, pas arrestimit, ai është lënë i lirë me kushte kufizuese për akuzën e përdhunimit, por u mbajt në paraburgim për një tjetër çështje.

Sipas asaj që 22-vjeçarja ka denoncuar në polici, gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 15 tetorit 2022, kur ajo ka takuar të akuzuarin jashtë një lokali nate dhe i ka kërkuar që ta çonte me motorin e tij në banesën e saj, e cila ishte disa kilometra larg.

Pasi mbërritën, sipas viktimës së dyshuar, ai u ngjit me lejen e saj në banesën e katit të dytë dhe më pas e përdhunoi në divanin e shtëpisë.

I pandehuri, i cili është arrestuar me urdhër përkatës, është paraqitur të hënën para prokurorit dhe hetuesisë dhe gjatë deklaratës së tij ka mohuar veprat për të cilat akuzohet.

Sipas informacioneve, ai dyshohet se ka pohuar se viktima e dyshuar i është afruar dhe i ka kërkuar që ta çojë në shtëpinë e saj dhe se i ka kërkuar gjithashtu të ngjitet në banesën e saj.