Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Më jep lekët”, ekzekutimi i shqiptarit në Selanik, zbardhen fjalët e fundit të viktimës para se të kriste arma

Ende asnjë gjurmë nga shqiptari që ekzekutoi dje në Selanik bashkatdhetarin e tij, Shpëtim Bajrami 50 vjeç.

Sipas informacioneve të deritanishme nga policia greke, autori konsiderohet si person i rrezikshëm, ndërsa dyshohet se lëviz nëpër Greqi me tre makina të ndryshme për të humbur gjurmë nga policia. Ngjarja e përgjakshme ndodhi dje në orën 12.35 jashtë një karburanti në rrugën Solonos 51, para syve të kalimtarëve.

Sipas dëshmive, autori dhe viktima dyshohet se njiheshin me njëri-tjetrin dhe pak kohë para vrasjes kanë qenë të ulur së bashku në një lokal të zonës. Sapo 50-vjeçari ka ndalur makinën në pikën e karburantit, autori e ka ndjekur me mjetin me ngjyrë të zezë që drejtonte dhe është ndalur pikërisht pranë tij.

Dy burrat filluan të debatonin dhe viktima iu afrua vrasësit të tij. Ky i fundit nuk kishte dalë nga makina. Në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë së karburantit, shihet momenti kur 50-vjeçari i afrohet sulmuesit dhe tenton ta godasë nga dritarja e pasagjerit dhe më pas ai e qëllon, nga brenda makinës duke e lënë të vdekur.

Viktima konsiderohet si i dyshuar për transport droge, ndonëse as në Shqipëri dhe as në Greqi nuk ka pasur dënime ndaj tij. Autori i vrasjes mizore, sipas të njëjtave informacione, gjithashtu është me origjinë nga Elbasani, i lidhur me një nga familjet më të rrezikshme të Elbasanit, është dënuar për drogë në Greqi.

Ndërkaq mediet greke bazuar te dëshmia e personave që ishin pranë pikës së karburantit në momentin që ndodhi vrasja kanë zbuluar edhe bisedën e fundit mes viktimës dhe autorit:

Debati

Viktima: Unë e kam bërë punën, më jep lekët

Autori: Të kam dhënë, nuk të kam borxh