Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot po qëndron për vizitë në Itali ku do të mbajë takim me shqiptarët në Milano.
Por pavarësisht kësaj, disa prej shqiptarëve atje duket se nuk e kanë mirëpritur këtë vizitë të kryeministrit shqiptarë.
Një parullë e madhe kundër Ramës është shfaqur ne vendin ku do zhvillohet takimi, njoftojn mediat italiane.
“Me Kurtin Shqipëria shpreson, me ty Shqipëria vdes”, është mesazhi që është shkruajtur si shenjë proteste ndaj vizitës së Ramës.
Ndryshe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama para Italisë një takim të tillë e kishte mbajtur edhe në Greqi ku morën pjesë rreth 20 mijë shqiptarë. Kryeministri në muajt në vijim pritet të takohet dhe me shqiptarë që jetojnë e punojnë në Londër e Duseldorf.